Drejtori i Paraburgimit në Vlorë, Ëngjëllush Avdulaj ka paraqitur sot dorëheqjen e tij përmes një letre drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe Ministrit të Drejtësisë.
Avdulaj në letrën e dorëheqjes shkruan se ndodhet para një oferte nga sektori publik, të cilën e cilëson si një sfidë të re për karrierën e tij profesionale.
Më tej shton se dorëheqja është e parevokueshme.