Parashikimi i motit për datën 24 tetor 2023

Territori shqiptar paraqitet me intervale kthjellimesh deri pas mesdite kur pritet shfaqje e vranësirave si fillim në zonat veriore dhe veriperëndimore dhe gradualisht vranësirat do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit. Edhe gjatë pasdites, moti vijon nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta por mundësia për reshje është thuajse zero.

Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C. Parametri i erës do të jetë kryesisht mesatare me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të mbetet nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, ku kthjellimet do të jenë dominuese në një pjesë të mirë të vendit. Por pjesa e dytë e ditës do të sjellë grumbullim të vranësirave si edhe lagështirë të lartë në ajër në te gjithë territorin e Kosovës, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero.  Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 21°C. Era do të fryjë kryesisht e lehtë por herë pas here do të forcohet duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës parashikohet të dominohet nga intervale me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore të republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndërsa në orët vijuese vranësirat do të shtohen në pjesën më të madhe të MV por mundësia për reshje është thuajse zero. Pritet që mbrëmja dhe nata të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë MV.  Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 23°C. Era do të fryjë e lehtë paradite POR deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor

Europa 

Gadishulli Skandinav si edhe vendet e Balltikut do të përfshihen nga një sistem i fuqishëm frontal duke sjellë vranësira, erë të fortë si edhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, ishujt britanikë si edhe pjesërisht Europa Qendrore do të dominohen nga reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere ndërsa moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të mbizotërojnë në Gadishullin Iberik, gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet e detit të zi dhe Egje.

 


Shtuar 24.10.2023 07:15