Studentët e Mjekësisë nuk heqin dorë, protestë para Ministrisë së Arsimit, bllokojnë qarkullimin e Rrugës së Durrësit

Studentët e Mjekësisë janë mbledhur sërish në protestë këtë të hënë.

Ata janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit ku po protestojnë kundër ligjit të miratuar, që i detyron të qëndrojnë 5 vite në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve ose në të kundërt duhet të paguajnë një tarifë të majme.

Të lidhura

None found

Siç shihet dhe nga pamjet, studentët kanë bllokuar totalisht qarkullimin te Rruga e Durrësit.

Kujtojmë se studentët e mjekësisë nuk kanë marrë pjesë në mësim, duke bojkotuar këtë të fundit që nga nisja e vitit të ri akademik.

Ata kanë kërkuar ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është “i padrejtë”.

 


Shtuar 23.10.2023 17:54