Familja Reçi e dyshuar nga policia si e përfshirë në vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen, ka thyer heshtjen duke folur për krimin e rëndë që tronditi qytetin të fund të muajit shtator.
Në një deklaratë për mediat, Martin Reçi vëllai i Kastriot dhe Gasper Reçit të vrarë më herët, ka mohuar që fisi i tij të ketë lidhje me ngjarjen dhe këtë e kanë deklaruar edhe para organeve të hetimit, kur janë marrë në pyetje.
Të lidhura
None found
Konflikti mes Saimir Reçit dhe familjes Bardhi në muajin mars të këtij viti është një çështje që i është lënë në dore drejtësisë thotë Martin Reçi.
“Unë me përgjegjësinë time ju deklaroj se fisi Reçi nuk ka asnjë lloj lidhje me ngjarjen e ndodhur kohët e fundit në Rrëshen. Ne të gjithë njerëzit e familjes time kanë qenë në vendndodhjet e tyre, të deklaruara. Ngjarjen para 5-6 mujash që ka pasur fisi Bardhi me nipin tim, nipi im dhe familja ime i është drejtuar prokurorisë dhe ja ka lënë në dorë drejtësisë për tu marrë me atë çështje”, tha Martin Reçi.
Kujtojmë se, Martin Bardhi u ekzekutua me armë zjarri paraditen e 26 shtatorit teksa po pinte kafe në lokalin në pronësi të tij në Rrëshen. Nga breshëria e plumbave mbeten të plagosur dhe tre persona të tjerë, të cilët ishin nën shoqërinë e viktimës, ndërsa autoret e ngjarjes ishin dy persona të maskuar të cilët u larguan me një fuoristradë, e cila u gjet e djegur në fshatin Gëziq të Mirditës.
