Ish-kryeministri sali Berisha e ka cilësuar politik dhe urdhër të kryeministrit Edi Rama vendimin e GJKKO për t’i dhënë atij masën detyrim paraqitjeje dhe për të arrestuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ortakun e tij Fatmir Bekteshi.
Berisha theksoi se prokurorja Mellonaj ka marrë urdhër direkt nga dyshja Rama-Balla, me qëllim për të ndalur aksionin opozitar.
Sipas tij Malltezi nuk është thirrur asnjëherë në prokurori. Ai theksoi se do të jetë përballë Ramës dhe se beteja opozita do të vazhdojë.
“Prokurorja Mellonaj ka gënjyer në mënyrë të paskrupullt. Jamarbër Malltezi, ka reagur sëpari ka paditur në SPAK Ballën për kallzim të rremë, pasi siç e dini ai doli para shqiptarëve he paraqiti një dekret të Jakomonit, dhe tha ja ku janë 5 familjate e terrenit të Klubit Partizani që janë shpërblyer nga pushtimi italian, e vërteta është se ato familje nuk ishin asnjëra të Klubit Partizani, ishin pronare të pronave të paktën 1 kilometër larg Klubit Partizani. Malltezi po oërgatiste njëadi të dytë kundër Mellojant, pais kjo zonjë ka konfiskuar në mënyrën më banditeske dosjen e padisë që Malltezi ngriti ndaj Ballës për shpifje, pasi dosjen do e dërgonte në Gjykatën Kushtetuese, apsi rregulli për ta dërguar në Strasburg. Mellonaj për të shpëtuar vëllin e vet biologjik dhe merr dosjen, duke i mohuar qytetarit një proces gjyqësor të rregullt, më duhet tha. Por ky proces do vazhdojë. Sali Berisha nuk i ëhstë larguar kurrë asnjë beteje politike, dhe kjo sfidë vetëm sa më motivon kudër Ramës dhe larove të tij, aksioni opiztar nuk do të ndajet. Ne do të vazhdojmë betejën”, tha Berisha.