Skënder Gjinushi është rizgjedhur në krye të Akademisë së Shkencave, me 51 vota pro dhe 2 kundër.
Zgjedhjet u mbajtën paraditen e sotme (20 tetor 2023) në Akademinë e Shkencave pa praninë e mediave dhe me dyer të mbyllura.
Media nuk u njoftua sot për procesin e votimit dhe shpjegimi që iu dha gazetarëve prej Akademisë ishte përmes statutit të saj, ku në mungesë të debatit, mosprania e medies është legjitime.
Ndërsa akademiku Vasil Tole i cili rikandidoi për postin e zv.kryetarit, u zgjodh me 50 vota pro dhe 3 kundër./Albeu.com