Merr fund pritja, Milani dhe Interi me stadium të ri

Dy skuadrat e Milanos Interi dhe Milani janë një hap larg marrëveshjes për stadiumin e ri.

Mitiku “San Siro” me shumë gjasë po kalon vitet e fundit, pasi Milan dhe Inter janë shumë afër dakordimit për planin e stadiumit të ri.

Skuadrat kanë zbuluar planin për stadiumin e ri me 60 mijë ulëse, duke iu dhënë fund spekulimeve për rinovimin e “San Siro”.

Thuhet se projekti për stadiumin e ri do të kushtojë rreth 576 milionë funte dhe do të marrë rreth tri vite kohë.

Inter dhe Milani kanë ndarë stadiumin ikonik “San Siro” që nga viti 1947 teksa stadiumi ka kapacitet prej 75 mijë ulse.


Shtuar 3.02.2020 18:23