Kryeministri grek ka anuluar vizitën në Izrael.
Burime qeveritare njoftuan anulimin e vizitës të mërkurën në mëngjes, duke shpjeguar se “kushtet e sigurisë nuk e lejojnë udhëtimin”.
Vendimi duket se është marrë pas të dhënave të reja të sigurisë në Izrael, të shkaktuara nga sulmi në spitalin e Gazës të martën mbrëma.
Madje, këtë vlerësim e konfirmojnë pamjet nga alarmi në aeroportin e Tel Avivit pak para nisjes së kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Sipas të njëjtave informacione, planet për praninë e Kyriakos Mitsotakis në Jordani, që ishte në shqyrtim, janë “braktisur” pasi Athina ka shqetësime të arsyeshme për pasojat që do të kishte zgjerimi i krizës në nivel rajonal.
Mitsotakis pritet të hapë sot letrat e tij në intervistën që do të japë për buletinin kryesor të lajmeve të ANT1, pas mbledhjes së kabinetit që do të ketë një axhendë të pasur të përditshmërisë./Albeu.com