“Gjërat nuk janë mirë …”, Horoskopi i ditës së martë, 17 Tetor 2023

Dashi:

Marrëdhëniet po shkojnë mirë, si me miqtë ashtu edhe me partnerin/en. Kontaktet e reja janë gjithashtu të mira, ndërsa gjërat nuk janë fort mirë në punë pasi mund të ketë probleme për t’u zgjidhur.

Demi:

Ndiheni pak të lodhur dhe të stresuar ndaj përpiquni të qetësoheni. Tensionet mbeten në punë, mbi të gjitha për shkak të humbjeve në anën ekonomike. Me të vërtetë duhet të përpiquni të relaksoheni më shumë.

Binjakët:

Për ju është vërtet një periudhë pozitive e cila paralajmëron suksese edhe në nivel profesional. Më në fund mund të merrni pak kënaqësi dhe të shijoni fryte.

Gaforrja

Nesër do të jetë një ditë pozitive, por përpiquni të mos e prishni atë për shkak të luhatjeve tuaja të humorit. Gjërat janë më mirë në familje.

Luani:

Humori juaj ka filluar të bëhet më mirë pas trishtimit dhe gjendjes së kllapisë të ditëve të fundit. Në dashuri jeni gati për të nisur një fazë të re: nëse një histori ka përfunduar përfundimisht, mos e mendoni më.

Virgjëresha:

Nesër do të jeni nervozë dhe të shqetësuar dhe, të them të drejtën, edhe pak konfuzë. Kjo gjendje shpirtërore mund të përhapet në marrëdhëniet tuaja ndërpersonale, duke shkaktuar debate si në dashuri ashtu edhe në punë.

Peshorja:

Nesër do të jetë një ditë krejtësisht e qetë. Mundohuni të shmangni njerëzit që janë shumë agresivë: ata nuk janë për ju, si në punë ashtu edhe në jetën private.

Akrepi:

Yjet ju mbrojnë duke ofruar pajtim: nëse ka pasur debate, keqkuptime, mosmarrëveshje, kjo është një periudhë e mirë për t’u sqaruar. Në dashuri sidomos, planetët janë në anën tuaj për projekte të rëndësishme.

Shigjetari:

Për ata që janë vetëm dhe duan të takohen me dashurinë, këshilla është të dalin jashtë. Sa për pjesën tjetër, hënën e keni përballë, por kjo nuk do të prishë gjithçka që keni bërë deri tani.

Bricjapi:

Do të jetë një ditë pozitive për punë, projekte personale dhe studime: mund të arrini vërtet shumë, por nëse punoni shumë.

Ujori:

Ditë pozitive në të cilën do të mund të jepni më të mirën nga vetja. Mundohuni të mos e neglizhoni dashurinë duke iu përkushtuar më shumë partnerit/es.

Peshqit:

Një ditë e luhatshme pritet të jetë kjo e martë 17: jeni shumë i ndjeshëm dhe mjafton një gjë e vogël për t’ju bërë të ngreni një mijë dyshime. Mundohuni të relaksoheni pak dhe mos jini gjithmonë kaq të shqetësuar.


Shtuar 16.10.2023 23:24