Moldavia shokon Poloninë në pjesën e parë në Varshavë, si ndryshon renditja në grupin e Shqipërisë (VIDEO)

Moldavia po fiton 0-1 ndaj Polonisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 (Pjesa e parë). Kombëtarja e Michal Probierz vuajti shumë mungesën e Leëandoëskit, teksa sulmi çaloi shumë sonte në PGE Narodoëy (Ëarsaë). Djemtë e Serghei Clescenco luajtën lojën e tyre tipike, me kundërsulme, duke ngacmuar jo pak portën e mbrojtur nga Wojciech Szczesny.

Një krosim fantastik i Ratës, me ndihmën e një rrëmuje, shfrytëzohet në maksimum nga sulmuesi moldav Ion Nicolaescu, i cili zhbllokoi takimin në minutën e 26-të.

Shiko golin

Në fundin e fraksionit, ishte Arkadiusz Milik që shkaktoi drithërima në zonë, por vetëm kaq, pasi Dorian Railean kuptoi gjithçka.

Polonia mund të shkonte në dhomat e zhveshjes me barazimin në xhep, gjithsesi nuk ndodh kështu, pasi Paëel Wszolek nuk u tregua i saktë me kokë, duke dërguar topin pas shtyllës së majtë.


Shtuar 15.10.2023 21:55