Dukesha e Kembrixh, Kate Middleton ka marrë dje dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Ka qenë vetë 39-vjeçarja, e cila ka ndarë imazhin e vaksinimit në rrjetet sociale ku ka shkruar:
“Dje mora dozën e parë të vaksinës anti-COVID në Muzeun e Shkencës në Londër. Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për të gjithë që kanë marrë pjesë në këtë proces. Faleminderit për çdo gjë që po bëni.”
Yesterday I received my first dose of the COVID-19 vaccine at London’s Science Museum. I’m hugely grateful to everyone who is playing a part in the rollout – thank you for everything you are doing. pic.twitter.com/h427iT0n4x
— The Duke and Duchess of Cambridge (@KensingtonRoyal) May 29, 2021
Mirëpo, nuk dihet se cilën vaksinë Dukesha ka zgjedhur të bëjë, pasi në Britani janë në dispozicion të gjitha vaksinat e prodhuara në perëndim, duke përfshirë dhe atë të kompanisë Johnson & Johnson e cila u miratua ditën e sotme.
Mbretëria e Bashkuar është shteti më i përparuar deri më tani në procesin e vaksinimit, pasi 38 milion qytetarë kanë marrë një dozë të vaksinës dhe 20 milion të tjerë kanë marrë dozën e parë.