Diskutimet brenda “Rithemelimit”, Sula: Të krijojmë një parti të re, PD de jure është Lulzim Basha. Berisha: Nuk është problem emri dhe vula, por …

Diskutimet brenda “Rithemelimit”, Sula: Të krijojmë një parti të re, PD de jure është Lulzim Basha. Berisha: Nuk është problem emri dhe vula, por …

Situata brenda Partisë Demokratike ka qenë diskutimi në mbledhjen e radhës së deputetëve të opozitës, të udhëhequr nga Sali Berisha, i cili ka pas vetes shumicën e ligjvënësve demokratë.

Gjatë diskutimeve Dashnor Sula ka propozuar krijimin e një force të re politike që të njihet nga institucionet, edhe nga KQZ edhe nga Parlamenti, pasi siaps tij PD de juro i takon Lulzim Bashës edhe pse është pakicë.

Por për ish-kryeinistrin Berisha, nuk është aspak problem krijimi i një partie apo logoje të re, por kjo do të thoshte nënshtrim ndaj Edi Ramës.

Pjesë nga diskutimet:

Dashnor Sula: Ne jemi mbledhur disa here në takime të Grupit Parlamentar, por tashmë ka ardhur koha të flasim për zgjidhje politike të Partisë Demokratike, në mënyrë që të jemi gati për zgjedhjet e 2025-ës. Edi Ramës i intereson të jetë kjo situatë në PD. Basha sot ka vulën nga gjykata dhe ne nuk mund të qëndrojmë kështu, pasi do të përsërisim veten, si në 6 mars, apo zgjedhjet e 14 majit. Nëse do të vazhdojmë të presim gjykatën, mund të ndodhë, siç ndodhi, që u dha vendimi 1 muaj para zgjedhjeve dhe humbëm komisionerët, logon, vulën. Sepse de jure, PD është Basha, edhe pse s’ka anëtarësinë me veten, ka një pakicë, ndërkohë që ne vetë duhet të kthehemi në një parti de juro, që të njihemi institucionalisht nga KQZ, parlamenti etj. De facto patjetër që ne jemi Partia Demokratike, jemi shumicë e anëtarësisë, kemi shumicën në Grupin Parlamentar. Unë propozoj, se nuk është fundi i botës, aq me tepër qe kemi anëtarësinë me vete, qe te krijojmë një parti te re, Partine Demokratike të Rithemeluar.

Vetëm kështu mundemi te jemi një alternative serioze dhe te ngjallim besimin tek demokratët   

Sali Berisha: Nuk është vështirë të gjejmë emër apo të bëjmë logo. Problemi është se po i nënshtrohemi një padrejtësie. Një njeri qe nuk ka lënë padrejtësi pa bërë ndaj nesh. Çdo gjë vendoset siç e do Edi Rama. Nuk te le. Çfarë kërkon? Te zgjidhim problemet tona padyshim, por ama te përpiqemi te motivojmë njerëzit për të mbrojt opozitarizmin dhe te drejtat.


Shtuar 11.10.2023 15:48