Njëri më i kuruar se tjetri, fustanet nga më modernet të vajzave VIP shqiptare, veshjet në tapetin e kuq gjatë premierës “Në kuadër të dashurisë” të mbajtur në Pallatin e Kongreseve.
Ngjyrat që mbizotëruan ishin e zeza dhe e bardha, ndërsa pak VIP-a guxuan me ngjyra të forta.
Olta Gixhari, personazhi kryesor i filmit shkëlqeu me një fustan të bardhë deri në fund të këmbëve, ndërsa tërhoqi vëmendjen detaji i zi mbrapa.
Ajo që ra në sy ishte veshja e Ina Kollçaku e cila ka zgjedhur të nxjerr gjoksin në tapetin e kuq. Veshja më e guximshme e premierës së filmit, “Në kuadër të dashurisë”.