Goditi me thikë të moshuarin në Vlorë, procedohet në gjendje të lirë 63-vjeçari

Policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për një 63-vjeçar nga Vlora, i cili pasditen e djeshme ka goditur me thikë një 72-vjeçar.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe proceduan në gjëndje të lirë shtetasin R. L., 63 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës, shtetasin P. Gj., 72 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./albeu.com


Shtuar 10.10.2023 14:07