Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohem ë 15 tetor mund të shtyhet.
Kjo për shkak të situatës së fundit të krijuar mes Izraelit dhe Palestinës mes të cilave po zhvillohen luftime të ashpra.
Të lidhura
None found
Raportohet se UEFA është duke e shqyrtuar mundësinë e shterjes së të gjitha ndeshjeve të Izraelit, mes të cilave edhe ajo me Kosovën, e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian Euro 2024.
Asnjë konfirmim mbi këto raportime nuk ka ardhur ende, derisa në Federatën e Futbollit të Kosovës thonë se janë duke e pritur vendimin e UEFA-së.
“Jemi duke e pritur vendimin e UEFA-s”, ka thënë për meddiat presidenti i FFK-s, Agim Ademi.
