Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dënoi sot atë që ai e quajti një “sulm terrorist” nga Hamasi që synon Izraelin dhe mbështeti të drejtën e vendit për vetëmbrojtje.
“Kushdo që i drejtohet terrorizmit kryen një krim kundër komunitetit global. Kushdo që financon terrorizmin kryen një krim kundër komunitetit global. Bota duhet të qëndrojë e bashkuar dhe në solidaritet në mënyrë që terrorizmi të mos tentojë të thyejë ose nënshtrojë jetën askund në asnjë moment” , ka shkruar ai në platformën X.
Horrible news from Israel. My condolences go out to everyone who lost relatives or close ones in the terrorist attack. We have faith that order will be restored and terrorists will be defeated.
Terror should have no place in the world, because it is always a crime, not just…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) October 7, 2023
Zelensky shtoi: ” E drejta e Izraelit për mbrojtje legjitime është e padiskutueshme”.
Më herët, Ministria e Jashtme e Ukrainës dënoi sulmin e Hamasit ndaj Izraelit.