Ky është 25 vjeçari i cili u ekzekutua me breshëri plumbash mesnatën e djeshme në qytetin e Shkodrës.
Emiljan Ndoj u qëllua për vdekje nga 45-vjeçari Mark Kodra, me të cilin ishin në konflikt prej disa javësh.
Pak minuta para se të ekzekutohej, 25-vjeçari ka kaluar me motor afër banesës së autorit ku dyshohet se i ka ngacmuar vajzat, veprim ky që ka irrituar këtë të fundit duke e qëlluar.
Mark Kodra u arrestua në afërsi të banesës së tij, ndërsa në dëshminë e tij para uniformave blu mësohet se ka thënë vetëm “nuk e durova më”.