Këngëtarja e dashur për publikun, Fifi, është një ndër konkurrentet e spektaklit të madh të kërcimit, “Dancing With The Stars”, i cili do të nisë transmetimin më 6 tetor në Top Channel.
Ajo do të jetë çift në skenë së bashku me balerinin e njohur, Graciano Tagani. Herë pas here përmes postimeve në rrjetet sociale, ato tregojnë se si po shkojnë provat.
Ndërkohë ditën e sotme, Fifi ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me mijëra ndjekësit e saj në profilin e “Instagram”-it.
Një ndjekës i ka kërkuar artistes që të publikojë një fotografi kur ajo ka qenë e vogël. E këngëtarja e dashur për publikun nuk ka ngurruar aspak.
Ajo ka ndarë me fansat një foto ku shfaqet shumë e vogël e ulur në një divan.
“Fifula e vogël”, ka shkruar këngëtarja e njohur bashkëngjitur me foton, e cila me siguri është pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj.