Rashica dhe Muriqi me G-Class në mes të Prishtinës

Lojtarët e Kombëtares së Kosovës, kanë zbarkuar në Kosovë.

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore më 1 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë nga ora 18:00, ku do të ballafaqohet me San Marinon.

Milot Rashica e Vedat Muriqi janë parë teksa shëtisin me veturën luksoze të tipit Mercedes.

Në prag të kësaj sfide, trajneri Bernard Challandes ka folur në një konferencë për media, ku ka folur për prurjet e reja në ekip për të cilët ka thënë se e kanë rastin shumë të mirë për të treguar veten për atë se çfarë mund t’i ofrojnë Kombëtares së Kosovës.


Shtuar 28.05.2021 21:19