Luana Vjollca duket se i ka vënë kapakun njëherë e mirë historisë së video-skandalit ku u përfshi së fundmi.
Mbrëmjen e djeshme gjatë emisionit ‘Opinion’, u diskutua pikërisht kjo temë dhe Luana ka shkëputur një pjesë të emsionit duke shkruar:
“E vërteta gjithmonë fiton”.
View this post on Instagram
Sipas ekspertit të IT Blerim Gjeladini , video është prodhuar me teknologjinë e “deep fake” duke përdorur inteligjencën artificiale.
“Kujdes! Videoja që po qarkullon nëpër celulare ku duket sikur është Luana Vjollca nuk është e vërtetë! Ajo është prodhuar me teknologjinë e “deep fake” duke përdorur inteligjencën artificiale. Kjo teknologji jo vetëm që mund të krijojë video të manipuluara, por edhe të klonojë zërin e një personi me një saktësi të jashtëzakonshme. Në Turqi, disa mashtues kanë përdorur të njëjtën metodë për të shantazhuar njerëz duke përdorur zërin dhe video të manipuluara të Presidentit Erdogan”, shkruan Gjeladini.
Eksperti i IT, Blerim Gjeladini ka reaguar pas një video me përmbajtje intime të 2 vajzave të njohura të showbizz-it shqiptar që janë gjetur në telefonin e një personazhi në kërkim, ku njëra prej tyre përflitet të jetë moderatorja Luana Vjollca.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjeladini shkruan se video ku duket sikur shfaqet Luana Vjollca, nuk është e vërtetë.
Sipas tij, video është prodhuar me teknologjinë e “deep fake” duke përdorur inteligjencën artificiale.
Ai bën me dije se kjo teknologji jo vetëm krijon video të manipuluara por klonon dhe zërin e një personi.