Mazhoranca nuk pranoi kërkesën e opozitës për komisione hetimore për PPP-të dhe sistemin TIMS, Bardhi: Është detyrim kushtetues

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka folur pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve.

Ai tha për mediat se është detyrim kushtetues të pranohet kërkesa e opozitës për komision hetimor, për PPP-të dhe sistemin TIMS.

Bardhi shtoi se vendimmarrja e shumicës nuk është e pranueshme për opozitën.

“Sot në përputhje me ligjin Nikolla thirri konferencën për komisionin hetimor. Asnjë surprizë nga 1 vit më parë, sic u ndodhi në komisionin e inceneratorëve, ata nuk e lënë më opozitën të hetojë. Është detyrim kushtetues që të pranosh kërkesën e opozitës për komision hetimor. Deputetet refuzuan hetimin për shkak se kërkohen hetimet e 4 kontratave. Deputetët thanë se kjo është një cështje shumë e gjerë, se deputetët e mazhorancës janë shumë të zënë. Vlera e kontratave është 450 milionë euro. Sipas KLSH kontratat ofrojnë shërbime që nuk kryhen. Kurse për sistemin Tims nuk ka ardhur vetëm nga opozita por dhe nga SHBA. E dim që edi rama nuk e do hetimin e Tims sepse do zbulohen flutërimet e zyrtarëve të PS me krimin e organizuar. Kam bërë të qartë që vendimarrja e shumicës është e papranueshme për opozitën. E kësisoj kjo vendimarrje është e papranueshme”, tha Bardhi.


Shtuar 29.09.2023 13:21