Makina përplas për vdekje të moshuarin në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë me pasojë vdekjen e një të moshuari.

Policia bën të ditur se personi me inicialet I. Q., 30 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Dibrës, ka aksidentuar shtetasin I. Q., 74 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë më pas, në spital.

NJOFTIMI I POLICISË

“I. Q., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Dibrës, ka aksidentuar shtetasin I. Q., 74 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë më pas, në spital”


Shtuar 28.09.2023 14:38