Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person i dënuar më parë me 1 vit burg për mashtrim.
Sipas policisë u arrestua një shtetas i dënuar me 1 vit burgim, pasi i ka marrë një shumë parash, një shtetasi, duke e mashtruar.
Njoftimi:
Vihet në pranga një shtetas i dënuar me 1 vit burgim, pasi i ka marrë një shumë parash, një shtetasi, duke e mashtruar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij.