Kepa humb besimin e Lampard, spanjolli bën gati “valixhet”

U ble për një shifër të frikshme si një portier i cili ofronte garanci për të tashmen dhe të ardhmen, mirëpo Kepa nuk po i justifikon ato para me gabimet e herë pas hershme.

Frank Lampard e kritikoi pak kohë më parë portierin spanjoll dhe duke parë gabimet që po bën, e la në stol ndaj Leicester, një sinjal tepër i qartë që sipas mediave angleze do të thotë se trajneri ka humbur besimin te 25-vjeçari.

Në verë Chelsea do të kërkojë një tjetër portier dhe Kepa do ta ketë të vështirë të pranojë rolin e gardianit të dytë ndaj dhe parashikohet një divorc mes palëve, por sigurisht për ofertën e duhur pasi spanjolli u ble për 80 mln euro në 2018-ën.


Shtuar 3.02.2020 11:53