Karabinierët në provincën e Romës, kanë arrestuar një 25-vjeçar me origjinë shqiptare, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
I riu u kap teksa ishte i zënë duke dhënë një dozë kokaine.
Më pas, ushtarakët kanë kryer një sërë hetimesh nga të cilat rezultoi se 25-vjeçari kishte në shtëpinë e tij mbi një kilogram kokainë dhe 30 mijë euro cash.
Droga nëse do të hidhej në treg do të kishte të ardhura të garantuara rreth 100 mijë euro./Albeu.com