Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se situata duhet të shtensionohet, duke përfshirë “përforcimin e KFOR-it në të gjithë veriun e Kosovës”.
Ajo tha se autorët e vrasjes së policit duhet të dalë para drejtësisë, duke e quajtur të papranueshëm sulmin e tyre.
Cramon gjithashtu ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen e policit të vrarë.
“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës dhe shpreh solidaritetin tim të plotë me popullin e Kosovës. Sulmi i orkestruar ndaj forcave legjitime të policisë është absolutisht i papranueshëm, autorët e të cilit duhet të sillen para drejtësisë. Pjesëmarrja e mundshme e strukturave serbe (nga Beogradi) duhet të hetohet, ndërkohë që është e domosdoshme të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur qetësinë dhe rendin. Prandaj, unë u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të bindin njerëzit e armatosur në manastirin e Banjskës që të lënë armët dhe të dorëzohen pa vonesë të mëtejme. Unë mirëpres në këtë aspekt masat e kujdesshme dhe shtensionuese të Qeverisë së Kosovës sot, duke shpresuar që të gjithë të qëndrojnë të qetë në çdo pjesë të Kosovës”, ka shkruar ajo në Twitter.
I condemn in the strongest possible terms the violent attack on the Kosovo Police and express my full solidarity with the people of Kosovo.
The orchestrated attack on the legitimate police force is absolutely unacceptable whose perpetrators must be brought to justice. 1/
— Viola von Cramon ???? (@ViolavonCramon) September 24, 2023