Sekuestrohet arsenal armësh në Durrës, arrestohet 70-vjeçari

Policia e Durrësit ka sekuestruar një arsenal armësh, të përbërë nga armë zjarri, pjesë armësh zjarri, armë gjahu, armë të ftohta dhe një sasi e konsiderueshme municioni luftarak.

70-vjeçari që i kishte fshehur në banesë ka rënë në pranga.

Policia gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Likmetaj, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, pjesë armësh zjarri, 2 armë gjahu, 462 fishekë të këtyre armëve dhe 1 armë të ftohtë (thikë).

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Types”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., 70 vjeç.

Kallashnikovi u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse është përdorur apo jo, për ngjarje kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Albeu.com 


Shtuar 22.09.2023 09:13