Mbyllet hetimi për inceneratorin e Elbasanit, SPAK çon dosjen në GJKKO, “grupi” i Lefter Kokës para Gjykatës më 5 tetor

Përfundojnë konkluzionet e të gjithë avokatëve që mbrojnë të pandehurit për Inceneratorin e Elbasanit dhe disa kompanive. Ndërkohë, vendimi i Gjykatës së Posaçme do të shpallet me 5 tetor.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka parqiti një tjetër raport për gjendjen e tij shëndetësore në mënyrë që gjykata ta ketë parasysh para marrjes së vendimit.

Kompania “Albtek Energy  shpk”, pretendoi se nuk ka kryer korrupsion për shkak se janeë paguar punonjësit dhe inceneratori është ndërtuar. Avokati i kompanisë ka theksuar se është cënuar parimi i gjësë së gjykuar, për shkak të vendimit nga Gjykata e Elbasanit që e ka pushuar çështjen.

Lefter Koka 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Alqi Bllako 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Mirel Mërtiri 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Stela Gugallaj 7 vite burg (4 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Klodjan Zoto 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Pëllumb Abeshi 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

Jonida Zeqo 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)


Shtuar 21.09.2023 11:01