Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur për mediet jashtë ambienteve të Kuvendit ditën e sotme.
Ai ka deklaruar se fokusi i tij do të jetë te problemet e qytetarëve tani e tutje, pasi prej më shumë se një viti PD është marrë vetëm me problemet e brendshme, por se kjo kohë tani ka marrë fund.
Basha: Do të fokusohem tërësisht te problemet e qytetarëve. Për një vit e gjysëm PD ka qenë në sulm dhe është marrë me veten e vet. Ka marr fund kjo kohë. Ditë për ditë do jemi me njerëzit dhe për njerëzit.
Më tej, Basha nuk ka pranuar që të komentojë vendimin e deputetëve të PD-së për të zgjedhur Bardhin si kreun e Grupit Parlamentar.
Ai tha se nuk merret me tallava dhe aleancat e kullave nuk do ta mbajë dot peng PD-në.
Basha: Nuk merrem me tallavatë dhe me lojërat e vogla për interesa të vogla. PD do fokusohet vetëm tek problemet./Albeu.com