Aksident i frikshëm në Rrugën e Arbrit, makina “fluturon” dhe përfundon në humnerë

Një aksident i rëndë, fatmirësisht pa pasoja në njerëz, është regjistruar mëngjesin e sotmën në fshatin Shkallë, Klos.

Automjeti, i cili drejtohej nga 20-vjeçari K.R doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë, por për fat të dy personat që ndodheshin brenda pësuan dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Klos/informacion paraprak

Në fshatin Shkallë, bashkia Klos, shtetasi K.R., 20 vjeç,  duke drejtuar automjetin e tij,  ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi K.K., të cilët  po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje, për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Në vendin ku ndodhi aksidenti mungojnë barrierat metalike anësore, e po ashtu ka deformime asfalti, çka e tregojnë edhe ndërhyrjet e fundit që janë bërë në të. Në të gjithë Rrugën e Arbrit segmenti më problematik mbetet ai që kalon përmes Njësisë Administrative Xibër, në Bashkinë Klos pasi ka deformime të shumta si ulje të trasesë të cilat vënë në rrezik jetën e përdoruesve të kësaj rruge./Albeu.com


Shtuar 20.09.2023 10:09