Çfarë është ‘gjendja e pritjes’ dhe si ta kaloni

Në TikTok kjo quhet “modaliteti i pritjes” dhe është një video që ka marrë mbi 40 milionë shikime.

Shumë njerëzve u ndodh që të mos i mbarojnë të gjitha takimet apo angazhimet brenda 24 orëve për motive nga më të ndryshmet, një takim i anuluar, një shtyrje e paparashikuar etj.

Dëshira për t’u ulur dhe për të mos bërë asgjë deri ditën kur janë caktuar afatet e radhës ndryshe njihet si përvoja e pritjes.

“Mund të ndiheni të mbërthyer, të kontrolluar, të shpërqendruar ose të shkëputur derisa të vijë koha për takimet e radhës ose që kolegët tuaj të futen në Zoom,” thotë për Bustle, terapistja Mollie Spiesman.

“Gjendja e pritjes” është e zakonshme thonë terapistët dhe kjo lidhet me njerëzit që kanë ADHD (deficiti i vëmendjes dhe çrregullimi hiperaktiv) ose mund t’i ndodhë kujtdo përpara ngjarjeve të rëndësishme si: takimi me mjekun, një provim ose intervistat për punë.

Sipas terapistes Amy Braun, mënyra e pritjes shpesh buron nga ankthi. Heqja dorë nga të gjitha detyrat dhe angazhimet e ditës për t’u fokusuar tek pritja është një mënyrë për të pasur më shumë kontroll mbi mjedisin dhe vetëm kështu ju jeni më të përgatitur për ngjarjen e ardhshme.

Për t’u ndjerë më pak të stresuar ndërsa po përjetoni gjendjen e pritjes, praktikoni disa teknika lehtësuese. Në vend që të mendoni për të ardhmen, përqendrohuni te shqisat tuaja. “Çfarë ere ka dhoma? Si duket tavolina? Merrni frymë thellë dhe lidhuni me botën që keni përballë. Kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni më pak të shqetësuar dhe të mbërthyer në situatat e pritjes,” përfundon  Gideon Javna, një terapist dhe punonjës social.


Shtuar 20.09.2023 07:57

Tags: