Një histori e tmerrshme e incestit mes një babai dhe dy vajzave të tij është zbuluar në Poloni, pasi trupat e tre foshnjave të porsalindura u gjetën në bodrumin e një shtëpie në rajonin Czerniki të Polonisë veriore.
Piotr Gerasik, 54 vjeç dhe vajza e tij 20-vjeçare, Polina, u arrestuan pas zbulimit të tmerrshëm dhe tani të dy po përballen me burgim të përjetshëm për vrasje dhe inçest.
Trupat e foshnjave u zbuluan në varre të improvizuara dhe të mbështjella me qese plastike.
Sipas Prokurorisë së Qarkut Gdansk, “gruaja u akuzua për dy akuza për vrasje dhe një akuzë për inçest me babain e saj. Burri u akuzua për tre akuza për vrasje, një akuzë për incest me vajzën e tij 20-vjeçare dhe një akuzë për incest me një vajzë tjetër”.
Dy nga foshnjat e vrara ishin nga marrëdhënia incestuese e Gerasik me vajzën e tij 20-vjeçare, e cila ishte konsensuale me të, ndërsa foshnja e tretë ishte nga një marrëdhënie që kishte me një vajzë tjetër, pasi e kishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale.
Prokurorët shtuan se dyshojnë se ai ka vrarë foshnjën e tretë.
I shpërngulur në fshat rreth 15 vite më parë, 54-vjeçari kishte mbetur i vetëm me fëmijët pas vdekjes së gruas.
Një nga kolegët e 20-vjeçares kishte dyshuar se ajo ishte shtatzënë kur e pa të veshur me rroba të mëdha dhe të gjera.
Më pas ajo mori tre javë pushim nga puna, por u kthye një javë më vonë.
“Të gjithë supozuam se ajo ishte shtatzënë. Kur u kthye herët nga pushimet, ndryshimi ishte i dukshëm. Ajo ishte shumë më e hollë, e dobët dhe vazhdimisht e lodhur. Kur e pyetëm për fëmijën, ajo bëri sikur ishte e habitur dhe e mohoi.”
Një tjetër vendas i tha gazetës Fakt: “Ata jetonin si çift. Ajo e quajti atë me emrin e tij të parë. Ata ecnin dorë për dore. Para disa muajsh ajo rruajti kokën që djemtë e tjerë të mos e shikonin.”
Një nga kolegët e 20-vjeçares thuhet se lajmëroi shërbimet sociale pasi pa një mesazh shqetësues që ajo i kishte dërguar babait të saj.
Prokurorët tani janë duke pritur për autopsi për të përcaktuar se si foshnjat vdiqën, dhe policia po kontrollon shtëpinë për kufoma të tjera./Albeu.com.