Lajçak paralajmëron diskutime strategjike BE-SHBA për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar diskutime strategjike me partnerët amerikanë, ku temë e diskutimit do të jetë situata e tensionuar në veri të Kosovës.

Ai tha se me këtë rast do të përcaktohen hapat e ardhshëm të dialogut.

Të lidhura

None found

Diplomati evropian tha priste rezultat më të mirë për takimin në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, që u mbajt më 14 shtator në Bruksel.

Lajçak i është drejtuar ambasadorëve dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Unë jam mirënjohës për interesimin e tyre në dialog dhe për mbështetjen e tyre të fortë. U takova gjithashtu me Drejtorin e Çështjeve Politike dhe Marrëdhënieve me Jashtë të Këshillit të Evropës Miroslav Papa, të cilin e informova për Dialogun. Vlerësoj shkëmbimin interesant për zhvillimet në Këshillin e Evropës dhe konfirmimin e bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm në promovimin e standardeve evropiane në Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai.


Shtuar 18.09.2023 11:06