Aksident në Tiranë, makina përplas 11-vjeçarin

Një aksident ka ndhur në Tiranë ditën e sotme në afërsi të fushës së sportit në Laprakë.

Drejtuesi i një automjeti ka aksidentuar një 11-vjeçar, i cili është dërguar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.09.2023, rreth orës 11:15, në afërsi të fushës së sportit në Laprakë, dyshohet se një shtetas, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 11 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 17.09.2023 12:14