Një grup kriminal që trafikonte përmes kufirit të gjelbër me Greqinë, lëndë narkotike u godit nga policia greke dhe ajo shqiptare në vitin 2019.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës gjurmuese dhe operacionale, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në kuadër të këtij operacioni, kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar, Aleks Likaj, 36 vjeç, banues në Sarandë.
Në vitin 2019, Gjykata për Krimet e Rënda, Tiranë, i kishte caktuar Likajt masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. 36-vjeçari dhe shtetas të tjerë (të vënë në pranga gjatë megaoperacionit ndërkombëtar “Brezi i Gjelbër”), të organizuar si grup kriminal, trafikonin përmes kufirit të gjelbër me Greqinë, lëndë narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.