Pas gjashtë muajsh në detyre është larguar Shefi i Komisariatit të Delvinës, Armand Zoga.
Mësohet se Zoga është transferuar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë në Akademinë e Policisë. Në vend të tij është emëruar Komisar Naim Lala, i cili vjen nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Tiranë.
Shkarkimi vjen nga vendimi i Drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, teksa ende nuk dihet shkaku.