Rakitic i pakënaqur me vendimet e drejtuesve të Barçës: Desha të largohem në janar

Ivan Rakitiç ka dalë hapur tashmë kundër vendimeve të drejtuesve të Barcelonës.

Kruati ka zbuluar se ai ka dashur të largohet nga Barca gjatë afatit kalimtar të janarit.

“E mendova largimin në afatin kalimtar të janarit”, tha Rakitic pas fitores së Barcelonës 2:1 ndaj Levantes.

“Mënyra sesi më trajtoi stafi i Valverdes nuk ishte më e mira. Ishin kohë të këqija por kjo mbetet në të kaluarën”, shtoi ai.

“Mund ta them shumë qartë se ndodhen disa gjëra që nuk më pëlqyen aspak”, zbuloi ai.

Për kroatin është përfolur shumë se do të largohej nga Camp Nou, dhe se do të mundë të përdorej në një marrëveshje të mundshme për ta kthyer Neymarin në klub nga PSG-ja. /


Shtuar 3.02.2020 09:22