Dhunohet barbarisht 41-vjeçari në Babrru

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Babrrusë.

Persona ende të paidentifikuar, kanë dhunuar me grushte një 41-vjeçar dhe janë larguar.

I dëmtuari ndodhet në spital, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 15.09.2023, rreth orës 06:50, në Babrru, shtetas ende të pa identifikuar, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin Sh. H., 41 vjeç, dhe më pas janë larguar.

Si pasojë 41-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje.


Shtuar 15.09.2023 08:23

Tags: ,