“Ta varin vetëm pleqtë”, Bleona i kthehet ndjekëses: Shijo vitet që të kanë ngelur pa u shqetësuar për mua

Që Bleona Qereti nuk di të plaket kjo tanimë është e ditur. Jo vetëm në fytyrë ku duket se nuk njeh moshë, por dhe fiziku i saj vazhdon të jetë bombastik.

Prej vitesh tashmë ajo jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku krahas karrierës muzikore i ka hyrë edhe aktrimit ku është bërë pjesë e disa roleve filmike.

Gjithashtu këngëtarja e njohur qëndron pranë fansave të saj edhe përmes rrjeteve sociale, kur herë pas here poston imazhe mjaft provokuese.

E kështu ka bërë edhe së fundmi, ku në “Instagram” Bleona ka ndarë me mijëra ndjekësit disa fotografi ku shfaqet mjaft elegante dhe seksi.

Bukuroshja shqiptare i ka realizuar pozat në një dhomë hoteli, ku shfaqet e shtrirë në krevat teksa lexon një gazetë. Ndërkohë pranë saj qëndron një zonjë që i mban gotën e shampanjës dhe dikush tjetër që i vesh këpucët.

Imazhet në fjalë kanë marrë mijëra pëlqime dhe komplimente të shumta. Por nuk kanë munguar as komentet negative që Bleona ka vendosur që t’u përgjigjet.

“Se kush ja var më kësaj tani, besoj vetëm pleqtë se në atë kategori është futur kjo”, i ka shkruar dikush.

Këtë koment këngëtarja e ka lexuar dhe ka vendosur që t’i kthejë përgjigje menjëherë.

“Po ti pse ma var shtrohet pyetja? Se këtu as nuk komenton dot nëse nuk më ndjek. Ik tani bëj unfollow dhe shijo këto vite që të kanë ngelë pa u shqetësuar për mua”, i shkruan Bleona.


Shtuar 14.09.2023 14:47