“AMP i ka vëzhguar”, Balla paralajmëron efektivët që bëhen palë me grupet kriminale

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në konferencën për mediat pas megaoperacionit “Tempulli”, tha ndër të tjera se do të bëhet edhe një analizë për mënyrën sesi ky operacion u zhvillua dhe finalizuar.

Ai tha se do të bëhen vetëpastrime nga radhët e policisë, për të gjithë ata punonjës policie që bëhen palë me grupet kriminale.

“Do të paraqesim paketë për dyfishim të dënimit të krimeve që ndodhin brenda perimetrit të sigurisë së shkollave, për shpërndarjen dhe shitjen e lëndëve narkotike. Ky është vetëm fillimi! Nxis policinë  e shtetit ta ruaj këtë qasje të re të luftës kundër trafikut të lëndëve narkotike.

Gjatë ditës së sotme do nxjerrim konkluzione për mënyrë e organizmit të operacionit dhe qasje të reja ndaj një fenomeni që do të vijë duke u minimizuar sikur është rrjedhja e informacionit nga brenda policisë. Gjatë këtij operacioni nuk kemi pasur problematika të kësaj natyre, por ishte operacioni i parë i madh i këtij niveli. Mos u habisni që ngjarje të tilla t’i kemi më të shpeshta.

Pas pak do jetë AMP që do ketë komunikim për të njoftuar se cafrë ka parë gjatë zhvillimit të këtij operacioni kur ka punonjës të policisë të përfshirë në grupe kriminale”, tha Balla.


Shtuar 14.09.2023 12:33