Një i dënuar me 10 vjet burg ka ndërruar jetxë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë.
Islam Binjaku ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak, teksa ishte i dënuar për lëndë narkotike.
Njoftim i policisë:
I dënuari Islam Binjaku, i datëlindjes 27.03.1961, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dënuar me 10 vite për lëndë narkotike, ka ndërruar jetë në Qëndrën Spitalore Nënë Tereza, Tiranë.
I ndjeri është shtruar në Reanimacionin Qëndror të Qëndrës Spitalore Universitare Nënë Tereza me datë 31.08.2023. Me datë 14.09.2023, ndërron jetë në Reanimacionin Qendror në QSUT me diagnozë Arrest Kardiorespirator.
Ekspertët e Mjeksisë Ligjore, si dhe oficerët e policisë gjyqësore të SHKBB, po ndjekin procedurat ligjore.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.