E helmuan? Dyshimet e para për vdekjen e Andon Mëhillajt

Mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë i dënuari me burgim të përjetshëm Andon Mëhillaj, brenda burgut të Peqinit.

Mëhillaj njihej si anëtar i bandës së tritolit dhe ishte dënuar në 2017 nga Apeli i Krimeve të Rënda.

Familjarët pretendojnë se e kanë helmuar në burg.

Andon Mehillaj ishte dënuar me burg përjetë, ndërsa kushëriri i tij, Genis Mehillajn me 10 vite.

Kujtojmë se kjo bandë u zbulua pas rrëfimit të të penduarit Julian Sinanaj, i cili i ka shpëtuar dënimin me burg përjetë dhe u dënua me 25 vite burgim. Banda e tritolit u dënua për 38 akuza, përfshi vrasjen e Sokol Veizit dhe Agron Çelës, si dhe për vendosjen e tritolit ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ardian Kollozi.

Hetimi për këtë grup nisi në janar 2014, pas disa atentatesh me lëndë plasëse që ndodhën në Vlorë dhe Tiranë. Arrestimi i kreut të grupit, Julian Sinanaj, më 25 janar 2014 dhe prangosja e ndihmësit të tij Ndriçim Gjokona, hapi rrugën e zbardhjes së të paktën gjashtë ngjarjeve të rënda kriminale, dy nga të cilat vrasje me armë në Vlorë dhe të tjerat atentate me eksploziv të mbetura në tentativë.


Shtuar 3.02.2020 08:46