Conte sfidon Guardiolan dhe Klopp: Unë fitove Premier League në sezonin e parë, ata jo

Antonio ka folur duke e mbrojtur rekordin e tij në Premier League duke e fituar titullin që sezonin e parë, ndërsa Guardiola dhe Klopp nuk e arritën dot.

Trajneri italian e mori drejtimin e The Blues në vitin 2016, pas një periudhe të suksesshme te Juventusi dhe Italia.

50-vjeçari ka thënë se ai është krenar me atë që bëri në ligën angleze, derisa homologët e tij nuk arritën ta bënin atë gjë.

“Te Chelsea, e fitova Ligën Premier në vitin tim të parë dhe FA Cup-në në të dytin”, ka thënë ai.

“Klopp ende nuk ka fituar asgjë në Angli pas katër vitesh dhe Guardiola nuk fitoi asgjë në vitin e tij të parë”, ka shtuar më tej Conte.

Interi tani po tenton me italianin që ta fitojë titullin e Serie A-s që nuk e ka marrë në duar që nga viti 2010, derisa është në vendin e dytë me 48 pikë pas 21 javësh, e që Juventusi është lider me gjashtë pikë më shumë se ta.


Shtuar 3.02.2020 08:32