Një plagosje me armë zjarri ndodhi ditën e sotme në Tiranë ku u plagos një 19- vjeçar i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës.
Pas kësaj plagosje, ka reaguar për mediat, drejtori i Policisë, Rebani Jaupi i cili ka deklaruar se policia ka identidikuar autorin e plagosjes dhe po punohet për kapjen e tij.
Pjesë nga deklarata e drejtorit të Policisë:
Këtu pranë kemi pasur një plagosje me armë zjarri të një 19-vjeçari i cili aktualisht ndodhet në sp0italin e Traumës. Është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon në vendin e ngjarjes.
Ka qenë një konflikt i çastit. Të dyja palët kanë qenë në të njëjtin lokal, fillimisht janë konfliktuar fizikisht.
Kanë qenë në tavolinë të veçanta. Një person ka qëlluar me armë zjarri vetëm një herë. Kemi një emër të autorit për të cilin do të bëjmë dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje dhe do t’jua bëjmë me dije.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi R. K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar nga ana e Policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve./albeu.com