U arrestua sot, kush është Erind Mrruku që vrau këngëtarin në vitin 2010, “mollë sherri’ një vajzë

Erind Mrruku, i arrestuar sot nga policia, nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare.

36-vjeçari që u arrestua pasi u kap me me pistoletë me fishek gati për qitje,  në Kamëz ka qenë i dënuar për vrasjen e këngëtarit Fabian Nikaj në vitin 2010

Nikaj u ekzekutua  në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë vetëm pak metra larg komisariatit të policisë.

Të rinjtë kishin qenë duke diskutuar me tone të larta në një nga lokalet e Shëngjinit ndërsa molla e sherrit dyshohet se ka qenë një vajzë.

Më pas Erind Mrruku i cili dyshohet të ketë qenë i shoqëruar edhe nga disa djem të tjerë, ka ndjekur Nikajn me makinë deri në qytetin e Lezhës ku dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

Kush ishte këngëtari, Fabian Nikaj:

Reperi i lindur dhe rritur në Milot të Shqipërisë, Fabian Nikaj, u bë i njohur për publikun në vitin 2007.

Ishte pikërisht festivali “Top Fest” edicioni i katërt, kur ai u prezantua me këngën “Të dua” në bashkëpunim me Samanta Karavellën.

Në atë kohë, kjo këngë ishte nga më të dëgjuarat për shkak të muzikës dhe ritmeve që për atë kohë ishte diçka e re.

Edhe pse nuk arritën të futeshin në finale, Fabiani dhe Samanta fituan zemrat e publikut.


Shtuar 12.09.2023 11:09