Djali i këngëtarit të ndjerë Dr.Flori, Danieli feston ditëlindjen e nëntë. Edhe këtë vit, e ëma e tij, Blerina ka ndarë një video të të voglit uke fryrë qirinjtë.
Dani ishte vetëm dy muajsh kur babai i tij u nda nga jeta. Ai tani është një djalë i rritur, shumë bukurosh dhe plot ëmbëlsi.
Dr. Flori është ndarë nga jeta prej 9 vitesh, por kujtimi i tij është gjithmonë i pranishëm tek njerëzit e afërt dhe miqtë e ngushtë. Këta të fundit e risjellin gjithmonë në kujtime në rrjetet sociale e media, por gjithashtu kanë qëndruar për gjithë këto vite pranë familjes së tij./albeu.com/