Portieri i Partizanit pëson aksident automobilistik, do të mungojë në ndeshje me Vllazninë

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur për portierin e Partizanit, Pano Qirko, i cili është përfshirë në një aksident automobilistik.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi i kuq, i cili shprehet se gardiani ka pësuar një dëmtim në brinjë dhe nuk do të jetë i gatshëm për duelin me Vllazninë.


Ai ka marrë mjekimin e menjëhershëm në spital, teksa sipas klubit, gjendja e tij është optimale dhe po monitorohet nën kujdesin edhe të stafit mjekësor të klubit.


Shtuar 10.09.2023 11:45