Gjykata pranon kërkesën e Mediut, dosja e “Gërdecit” do të ketë gjykim të zakonshëm

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën për gjykim të zakonshëm për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu për shpërthimin e Gërdecit në vitin 2008, ku humbën jetën 26 persona.

Mediu kërkoi në Gjykatën e Posaçme pyetjen e 90 dëshmitarëve për llogari të procesit.

Mes tyre, zyrtarë të lartë të mbrojtjes së DASH dhe qeverive, gjeneralë të NATO dhe ish-ministrat e Mbrojtjes së qeverisë shqiptare.

Avokatët kanë bërë me dije se në gjykimin e zakonshëm do të kërkojnë ekspertizë të re për shkaqet e shpërthimit, ndërsa do të pyesin dhe dëshmitarë që nuk janë pyetur më herët, e po ashtu personat ndaj të cilëve ka përfunduar hetimi.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme e akuzon atë se ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit e duke sjellë avantazhe të padrejta për dy kompanitë private të përfshira në procesin e demontimit.

 


Shtuar 8.09.2023 12:26