Gjykata e Lartë ka publikuar listën me emrat e shtatë kandidatëve që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Lista e kandidatëve;
- Emona Muçi – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
- Irida Kacerja – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
- Alma Kodraliu – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
- Gentjana Muçaj – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë
- Markelian Koça – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës
Administrata e Gjykatës së Lartë, brenda 7 ditëve nga data e mbylljes së afatit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, do të vijojë me procesin e verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve dhe menjëherë më pas do të bëjë shpalljen e kandidatëve zyrtarë.
Në datën 12 dhjetor 2023 përfundojnë mandatin e plotë 5 vjeçar tre anëtarë të KLGJ-së, 2 nga të cilët janë zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë dhe 1 (një) nga radhët e gjyqtarëve të apelit.