Arrestimi i Behar Bajrit, Taulant Balla: Askush nuk do mundet t’i shmanget drejtësisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, e ka cilësuar si pasqyrë të vullnetit dhe dëshirës së institucioneve shqiptare arrestimin e Behar Bajrit, i cili u kap në Francë,

Përmes një postimi në Facebook, Balla shkruan se ky operacion është një pasqyrë e qartë e vullnetit për të goditur krimin dhe se askush nuk do mundet t’i shmanget drejtësisë.

Postimi i Ballës:

Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion të rëndësishëm jashtë Shqipërisë në bashkëpunim agjenci të tjera ligjzbatuese. Ky operacion domethënës është një pasqyrë e qartë e vullnetit të agjencive tona për ta goditur krimin dhe se askush nuk do mundet t’i shmanget drejtësisë.

Përgëzoj oficerët e përfshirë në këtë operacion, për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit.

Dua të rishpresh besimin e plotë se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive tona ligjzbatuese, me strukturat e vendeve partnere si dhe lufta e përbashkët do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit

Vetëm përpara!


Shtuar 4.09.2023 20:08